Futbollisti i Newcastle tregon tmerrin që përjetoi nga COVID-19

Futboll

Futbollisti i Newcastle tregon tmerrin që përjetoi nga COVID-19

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:52
Isaac Heyden

Futbollisti i Newcastle United, Isaac Heyden, ka folur për përballjen e tij me COVID-19, ku tha se ai kishte vuajtur sepse e kishte nënvleftësuar virusin dhe paralajmroi publikun të kenë kujdes.

Newcastle u detyrua të shtynte lojën kundër Aston Villës gjatë këtij muaji, pasi u zbulua se stafi dhe zyrtarët e klubit ishin të infektuar.

Mesfushori Isaac Heyden, ishte njëri nga të infektuarit, dhe tregoi se përjetoi tmerrin nga virusi.

“Më kapi në befasi, të jem i sinqertë dhe ndikoi shumë keq tek unë”, tha ai për “talkSPORT”.

“E nënvleftësova, thash me vete, unë jam atlet nuk do të kem simptoma dhe do jem mirë”, tha 25 vjeçari.

“Qëndrova në shtrat dhe 8 ditët e para nuk mund të lëvizja, isha në gjendje të keqe, por diku në ditën e 13 apo 14 fillova të bëja pak stërvitje. Tani po punoj të rikthehem në formë për ndeshjet e ardhshme, por mund të them se COVID-19 ka ndikuar tek unë”, përfundoi Isaac Heyden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat