Real Madridi lejon largimin e Kubos nga Villarreali, kësaj skuadre do t’i bashkohet japonezi

Futboll

Real Madridi lejon largimin e Kubos nga Villarreali, kësaj skuadre do t’i bashkohet japonezi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:33
v

Sulmuesi Takefusa Kubo nuk ka arritur të përshtatet siç duhet të Villarreali nën urdhrat e Unai Emery.

Kubo nuk ka fituar vendin si titullar, derisa qëndron shumicën e ndeshjeve në stol.

“Los Blancos” nuk janë ndarë të kënaqur me mënyrën si Villarreal e ka trajtuar lojtarin, andaj ka dhënë lejen që japonezi të largohet në janar.

Reali i ka thënë po, kalimit të Kubos të Granada në formë huazimi deri në fundin e edicionit, por ende lojtari s’ka pranuar.

Sapo, Kubo të pranojë kalimin të rivali, atëherë Reali do mundohet të arrijë marrëveshje sa më të shpejtë me Granadan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat