Ademi në depresion, shkak ndarja me një femër!

Futboll

Ademi në depresion, shkak ndarja me një femër!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Ademi në depresion, shkak ndarja me një femër!

Futbollisti boshnjak nga Novi Pazari i Sanxhakut, Adem Lajiq është duke u përballur me depresionin.

Deri te kjo gjendje, futbollistin e ka sjellur ndarja me modelen që nuk meriton as emri t’i përmendet, Sofia Millosheviq dy vite më parë, bëjnë të ditur mediat turke. 

Në Serbi dëgjon budallaqe të llojllojshme!

29-vjeçari ishte në lidhje me modelen, të fejuarën aktuale të sulmuesit të Real Madridit, Luka Joviq.

Karriera e lojtarit, Lajiq këto vite është shënuar nga skandale të shumta, madje këtë sezon lojtari nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa klubi turk kërkon ta heqë qafe, por është paga e lartë e lojtarit që e pengon këtë veprim.
Ndërkohë gazeta “Hurriyet” jep informacione ne lidhje me disiplinën e tij.

Siç shkruajnë turqit, futbollisti ka bërë një festë në shtëpinë e tij së bashku me disa miq i dehur me alkool.
I njëjti medium kujton se Lajiq kishte probleme për shkak të jetës së natës dhe alkoolit disa kohë më parë, dhe ende nuk dihet se çfarë mase do të marrë klubi turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat