Juanfran vazhdon karrierën e tij në Sao Paulo

Futboll

Juanfran vazhdon karrierën e tij në Sao Paulo

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:46
Juanfran vazhdon karrierën e tij në Sao Paulo

Mbrojtësi i Sao Paolo, Juanfran, ka folur për duelet e tij të cilat ka pasur me futbollistë të ndryshëm në La Liga në kohën sa ishte tek Atletico Madrid.

Juanfran vazhdon karrierën e tij në Sao Paulo. Në 2019 ai u largua nga Atletico Madrid për të përfunduar karrierën e tij tek klubi brazilian Sao Paolo.

Gjatë periudhës së tij në Madrid, ai la disa duele me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe një që u bë i famshëm ishte me Neymar.

35 vjeçari u dallua për markimin e tij të ish-futbollistit të Barcelonës, Neymar, ku dyshja patën duele të cilat u dalluan me kalimin e viteve.

Tani Juanfran e mban mend atë, pa keqardhje, duke thënë se gjithçka qëndron në fushë dhe se ai nuk ka asnjë problem me brazilianin.

Në një intervistë për ‘Desimpedidos’, ai tregoi kujtimet e tij, ashtu edhe atë që ndjeu kur u përballën me njëri-tjetrin.

“Është shumë e vështirë të luash kundër tij sepse ai ka një stil loje që provokon këdo që e markon atë,” tha ai.

Por, megjithatë, 35 vjeçari nuk e konsideron si duelin më të vështirë të karrierës.

Sidoqoftë, ai ka rezervuar duelet më të vështira për dy futbolllistë të Realit, Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo Nazario, janë lojtarët më të vështirë që është përballur spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat