KF 2 Korriku: Elton Krasniqi ka bërë hapin e madh, me ndihmën e Altin Lalës

Futboll

KF 2 Korriku: Elton Krasniqi ka bërë hapin e madh, me ndihmën e Altin Lalës

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:43
KF 2 Korriku: Elton Krasniqi ka bërë hapin e madh, me ndihmën e Altin Lalës

Skuadra e futbollit 2 Korriku nga Prishtina si gjithmonë ka prodhuar futbollist të talentuar dhe që disa prej tyre kanë vazhduar karrierën në klubet e ndryshme. 

“Elton Krasniqi karrierën do ta vazhdoj në Gjermani. 15-vjeçari - Elton Krasniqi, pjesë e verdhebluve tash e disa vite, ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në një klub në Gjermani, transferim ky që u bë i mundshëm me ndihmën e menaxherit Altin Lala.

Sulmuesi që shkëlqeu me skuadrën e 17-vjeçarëve të 2 Korrikut si dhe me grupmoshën U15 të Përfaqësueses së Kosovës në këtë sezon, tashmë do ta vazhdoj karrierën në shtetin gjerman.  

Ne si klub, përveç faktit se ndihemi krenar me këtë lëvizje, i urojmë Eltonit suksese të mëtutjeshme në karrierë”, njofton KF 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat