Modriç vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit

Futboll

Modriç vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Modriç vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit

Pavarësisht 35 viteve mbi supe, Luka Modriç vijon të jetë një nga pikat më të forta të Realit të Madridit dhe kjo dëshmohet edhe nga aktivizimi në të 20 ndeshjet që kryeqytetasit spanjollë kanë luajtur këtë sezon mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve.

Kontrata e kapitenit të Kroacisë skadon në fund të këtij sezoni, por siç raportojnë mediat madrilene, është arritur marrëveshja mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një tjetër vit.

Zyrtarizimi pritet në ditët e ardhshme dhe me kontratën e re Modriç.

Pra do të mbetet te Reali deri në verën e 2022-shit, kohë kur do të plotësojë edhe plot një dekadë me fanellën e “Los Blancos”, një periudhë shumë e lavdishme kjo për kroatin, që ka fituar trofe të shumtë me madrilenët, mes të cilëve edhe Topin e Artë në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat