Lampard planifikon ndryshime, kërkon që lojtarët të marrin mësim nga disfata e fundit

Futboll

Lampard planifikon ndryshime, kërkon që lojtarët të marrin mësim nga disfata e fundit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Frank Lampard

Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard, është tejet i pakënaqur me lojën e “The Blues”, ai ka thënë se do të ndryshojë cilindo lojtar që nuk dëshmon pritshmëritë për të.

Frank Lampard thotë se ai po planifikon të bëjë ndryshime në ekipin e tij përpara ndeshjes ndaj Aston Villa dhe ka kërkuar që lojtarët e tij “të marrin një mësim shumë të madh” pas humbjes së tyre zhgënjyese ndaj rivalit të qytetit, Arsenal.

Chelsea ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit dhe po përjeton një seri negative të rezultateve, përkundër 11 ndeshjeve të para ku patën vetëm një humbje të shkaktuar nga Liverpool.

Lampard insiston se ai do të bëjë ndryshime në skuadër, ai pret që lojtarët të mos harrojnë gjërat bazike të futbollit dhe të luajnë mirë.

“Do të ketë disa ndryshime” tha ai përpara ndeshjes.

“Unë e di se është e nevojshme të reagojmë pas ndeshjes ndaj Arsenal, por duke luajtur dy ditë më vonë ne duhet të bëjmë ndryshime gjithsesi dhe disa nga ato ndryshime, tani do të ndodhin gjithashtu për shkak se si shkoi ajo lojë”, tha 42 vjeçari.

“Lojtarët duhet të hyjnë në fushë dhe të japin energjinë dhe personalitetin që është në ndeshjet tona normalisht. Arsyeja që kemi kaluar kaq shumë ndeshje të pamposhtur ishte për shkak të kësaj, dhe ne kemi dalë nga kjo, por dhe duhet të kthehemi shpejt në të”, shtoi ai.

“Njerëzit donin të na llogarisnin si pretendentë për titull, unë kurrë nuk e pranova që ishte kështu sepse nuk jemi atje, kjo kërkon kohë për t’u ndërtuar”, përfundoi Frank Lampard.

Chelsea dhe Aston Villa ndeshen sot në orën 18:30 në kuadër të xhiros së 16-të të Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat