Ronaldo i kthehet punës, gati për vitin e ri – premton suksese me Juventusin

Futboll

Ronaldo i kthehet punës, gati për vitin e ri – premton suksese me Juventusin

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Cristiano Ronaldo

Fituesi i çmimit “Lojtari i Shekullit” në “Globe Soccer Awards 2020” në Dubai, Cristiano Ronaldo, është përsëri në Torino dhe më i fuqishëm se kurrë.

Ylli portugez postoi në Instagram një foto të stërvitjes së tij individuale (sipas protokollit Covid-19) në Continassa me një mesazh që dëshmon edhe një herë për urinë e tij të pashtershme për të fituar trofe.

“Bateritë janë plotësisht të mbushura për të qenë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë, për të ndjekur qëllimet tona ambicioze sezonale jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë. Deri në Fund”.

“Një pushim i shkurtër që do ta kujtoj gjithmonë për arsyet më të mira”.

“Kohë të mira dhe kujtime të mira me familjen time, miqtë e mi dhe fansat e mi të ngrohtë. Por tani është koha të kthehemi në punë”, ka shkruan CR7, duke kujtuar ditët e Dubait. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat