Sokratis afër të nënshkruaj me gjigantin italian

Futboll

Sokratis afër të nënshkruaj me gjigantin italian

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:12
Sokratis Papastathopulos

Mbrojtësi i Arsenal, Sokratis Papastathopulos, thuhet se preferon një kalim në Itali, tek skuadra Genoa.

Sipas “SkySport Italia”, mbrojtësi i Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos po preferon një rikthim në Genoa, sesa një lëvizje tek gjiganti turk, Fenerbahce.

Sipas artikullit, greku preferon të shkojë në Genoa, dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe zyrtarëve të klubit.

Nëse oferta e duhur vjen, atëherë Sokratis nuk do të priste.

Ai tashmë e njeh mirë klubin, pasi ka luajtur për Genoan nga 2008 në 2010.

Tani 32 vjeçar, qendërmbrojtësi bëri 59 paraqitje për klubin, duke shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat