Pochettino i gëzohet fitores së parë si trajner i PSG-së

Futboll

Pochettino i gëzohet fitores së parë si trajner i PSG-së

Më: 9 janar 2021 Në ora: 23:28
Mauricio Pochettino

Maurizio Pochettino gjen fitoren e parë në pankinën e Paris Saint Germain, teksa pas barazimit në transfertën ndaj Saint Ettiene, mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Brestin në “Parc des Princes”, në ndeshjen e parë në shtëpi.

Sulmuesi italian Moise Kean zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ duke i dhënë epërsinë fillestare vendasve.

Në pjesën e dytë stafetën e mori argjentinasi Mauro Icardi, i cili la pas dëmtimin dhe u rikthye me një gol dhe një asist për Sarabian, që vulosën edhe fitoren e parë për Pochettinon si trajneri i parisienëve.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e dytë, një më pak se lideri, Lyon.

Brest në anën tjetër mbetet në kuotën e 26 pikëve në pozitën e 11-të. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat