Sulejmani dhe Muslija i gëzohen fitores në Gjermani

Futboll

Sulejmani dhe Muslija i gëzohen fitores në Gjermani

Nga: K.Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:04
Sulejmani dhe Muslija i gëzohen fitores në Gjermani

Futbollistët nga Kosova, Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija, iu gëzohen fitores së Hannoverit në Bundesliga II.

Hannoveri në udhëtim ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Darmstadtit. 

Futbollisti Ducksch realizon dy gola, në minutën e 45-të dhe të 50-tën, që i sigurojnë fitore mysafirëve. 
Seydel në minutën e 68-të, ngushton humbjen e Darmstadt.

Sulejmani u paraqit titullar deri në minutën e 71-të dhe Muslija u aktivizua nga minuta e 82-të.

Pas javës së 15-të, Hannover ngrihet në pozitën e 6-të me 23 pikë, ndërsa Darmstadt renditet i 13-të me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat