Globe Soccer publikon formacionin më të mirë të vitit me lojtarët afrikanë

Futboll

Globe Soccer publikon formacionin më të mirë të vitit me lojtarët afrikanë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:53
Globe Soccer publikon formacionin më të mirë të vitit me lojtarët afrikanë

Globe Soccer Awards që dhuroi çmimet si lojtari i vitit, shekullit e shumë të tjerë, ka formuar edhe formacionin më të mirë të vitit 2020 me lojtarë nga Afrika.

Viti që lamë pas ka qenë interesant me disa probleme, siç ishte shtyrja e futbollit, largimi i tifozëve nga tribunat dhe ka goditur ekonomikisht klubet e mëdha, përcjellë lajmi. Mirëpo, fatmirësisht sezoni ka përfunduar me sukses, derisa disa yje kanë shkëlqyer.

Ja formacioni më i mirë i vitit 2020 me lojtarët më të mirë nga Afrika:

Mendy; Hakimi, Koulibaly, Matip, Bensebaini; Partey, Kessie; Mahrez, Ziyech, Mane; Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat