Leon Dajaku afër largimit nga Bayern Munich dhe kalimit të rivali në Bundesliga

Futboll

Leon Dajaku afër largimit nga Bayern Munich dhe kalimit të rivali në Bundesliga

Më: 13 janar 2021 Në ora: 10:30
Leon Dajaku afër largimit nga Bayern Munich dhe kalimit të rivali në Bundesliga

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re.

Dajaku nuk është duke gjetur minutazhën e duhur të skuadra e parë e Bayern Munichut dhe shumicën e ndeshjeve qëndron të ekipi i dytë.

Sipas Bild, Dajaku do t’i bashkohet Union Berlinit në formë huazimi deri në fund të edicionit.

Talenti nuk është pjesë e skuadrës së dytë të Bayernit ngase është afër që ta kompletojë huazimin.

Kontrata momentale e Dajakut me Bayernin skadon në vitin 2023.

Ndërkohë, kujtojmë se lojtari ka të drejtë që të zgjedh Kombëtaren e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat