Klopp: Nuk përqendrohemi tek të tjerët, jemi të fokusuar tek loja jonë

Futboll

Klopp: Nuk përqendrohemi tek të tjerët, jemi të fokusuar tek loja jonë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:07
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për ndeshjen ndaj Manchester United, që do të luhet të dielën në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës.

Jurgen Klopp do të regjistrojë ndeshjen numër 200 si menaxher i Liverpool, të dielën kundër Manchester United, ai u pyet se a do të jetë moment i veçantë kremtimi i këtij rasti me një fitore, por gjermani refuzoi të bënte krahasime ku tha se Liverpool është i fokusuar vetëm në lojën e tyre dhe nuk i interson se kush ka pikë apo gola më shumë.

“Të fitosh një neshje ndaj Manchester United është mjaft, nuk kemi çka të bëjmë ekstra për këtë rast, ata janë në vend të parë dhe ne duam të fitojmë, ky është realiteti”, tha ai.

“Ne duam të fitojmë por ne nuk përqendrohemi në atë se kush ka më shumë pikë, gola apo diçka e tillë, edhe City ka pikë dhe mund të dalë në vend të parë”, tha Klopp.

“Ne jemi të përqendruar të luajmë futbollin tonë, asgjë më shumë”, përfundoi Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat