Bruno Fernandes vendos rekord në Premier League para super sfidës

Futboll

Bruno Fernandes vendos rekord në Premier League para super sfidës

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:25
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes është bërë gjithnjë dhe më shumë pjesë e historisë së Premier League.

Ylli i Manchester United është bërë lojtari i parë që është vlerësuar 4 herë në jë vit kalendarik çmimin e lojtarit t ë muajit: shkurt, qershor, nëntor dhe dhjetor.

Për të qenë më të qartë, Cristiano Ronaldo e ka fituar katër herë këtë çmim gjatë periudhës që ka luajtur me Djajtë e Kuq. Fernandes ka arritur ta barazojë në një vit kalendarik.

Paraqitjet e portugezit kanë ndihmuar United të marrë kreun e kampionatit. Nga 34 golat e shënuar nga skuadra e Solskjaer, 18  kanë ardhur falë tij (11 gola dhe 7 asiste). Në total, qëkur ka shkuar te Djajtë e Kuq, ai ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 17 asiste.

Numra marramendës.

Një ecuri kjo që ka ndikuar edhe te çmimi i tij. Në momentin e zbarkimit në Angli vlera e tij ka qenë 48 milionë, ndërsa tani është 90.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat