Zbulohen detajet e marrëveshjes së Mandzukicit me Milanin

Futboll

Zbulohen detajet e marrëveshjes së Mandzukicit me Milanin

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:19
Mario Mandzukic

Mario Mandzukic ka arritur marrëveshje me klubin italian, AC Milan dhe nesër pritet t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën

Bashkë me kroatin, pritet të vijë edhe talenti i Chelseas, Fikayo Tomori në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Ndërsa, tashmë janë zbuluar edhe detaje të marrëveshjes mes Milanit dhe Mandzukicit.

Mario Mandzukic do të bashkohet me AC Milan me një kontratë gjashtë-mujore me vlerë 1.8 milion €, sipas gazetarit, Tancredi Palmeri.

Nëse Milani kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, kontrata e një viti do të aktivizohet me vlerë 3.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat