Ish mbrojtësi i Renovës “akomodohet” te Ballkani në Kosovë

Futboll

Ish mbrojtësi i Renovës “akomodohet” te Ballkani në Kosovë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 11:58
Ish mbrojtësi i Renovës “akomodohet” te Ballkani në Kosovë

Ish mbrojtësi i Renovës, Arbër Shala, pas largimit nga Renova, në vazhdim të sezonit pranveror do të vesh fanellën e skuadrës së Ballkanit.

Futbollisti me origjinë nga Rahoveci ka udhëtuar me ekipin e tij të ri drejt Antalias në Turqi, aty ku Ballkani nën drejtimin e trajnerit Blendi Shkëmbi po zhvillon fazën e dytë të përgartitjeve në prag të stinorit pranveror.

Shala te Renova erdhi gushtin e vitit 2020 nga ekipi i Dukagjinit, ndërsa në Kosovës ka luajtur edhe me Lirinë e Prizrenit, Dritën, Gjilanin dhe Hajvalinë, ndërsa në Shqipërik ka vesh fanellën e Laçit dhe Kamzës.

Shala zhvilloi 13 ndeshje me Renovën dhe regjistroi dy asiste dhe një gol (ndaj FC Shkupit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat