Nexhipi: Besoj kemi bërë zgjedhjen e duhur me Josën

Futboll

Nexhipi: Besoj kemi bërë zgjedhjen e duhur me Josën

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:55
Nexhipi: Besoj kemi bërë zgjedhjen e duhur me Josën

Ditën e sotme, Kukësi ka prezantuar trajnerin e ri, Mirel Josa. Në konferencën për shtyp të teknikut të ri, ka qenë present edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili thekson se në këtë merkato është e vështirë të gjesh futbollistët që dëshiron, ndërsa shtoi se beson se kanë bërë zgjedhjen e duhur me Josën.

“I urojmë profesorit mirëseardhjen te ne. Me eksperiencën e tij do të na ndihmojë në arritjen e  objektivave tona. Të gjithë e njohin sepse ka shumë trofe. Besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Kemi bërë një kontratë 18 mujore dhe shpresojmë që me ekipin që kemi, me ndihmën e trajnerit tonë të arrijmë objektivat e përbashkëta si klub.

Është e vështirë që në këtë pjesë të sezonit vjen një trajner i ri. Megjithatë ka përvojën dhe menaxhon situatat. Do të arrijmë të marrim maksimumin me ndihmën e të gjithëve. Nuk kam çfarë të them më shumë dhe mirësena vjen në ekipin tone”, u shpreh Nexhipi.

Sa i përket lojtarëve ju konfirmoj ata që janë afruar dhe kanë punuar aktualisht me ne. Në këtë periudhë është e vështirë të gjesh futbollistët që dëshiron, megjithatë ne po punojmë që brenda këtyre 4 ditëve të përforcojmë si duhet ekipin”, u shpreh Nexhipi, transmeton VipSport.al.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat