Bardhi pas supergolit në Spanjë: Kurrë nuk e humba vetëbesimin

Futboll

Bardhi pas supergolit në Spanjë: Kurrë nuk e humba vetëbesimin

Nga: K.Goca Më: 27 janar 2021 Në ora: 13:31
Bardhi pas supergolit në Spanjë: Kurrë nuk e humba vetëbesimin

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, për shkak të lëndimit, u rikthye me sukses dhe e ndihmoi Levanten që të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë. 

Ai është protagonist i fitores së Levantes me rezultat 4:2 në konak të Vallodolidit. 

Bardhi është specialist i goditjeve të lira, kështu që goli i tij nga rreth 20 metra bëri jehonë jo vetëm në Spanjë. 

"Unë e di që nuk kisha goditur nga goditje të lirë për një kohë të gjatë, por kurrë nuk e humba vetëbesimin tim. 

Faleminderit edhe stafit të trajnerëve, të cilët më këshilluan të provoja një goditje të ulët (përtokë)  para ndeshjes sepse panë që lojtarët e Valladolidit gjithmonë kërcejnë dhe lënë shumë hapësirë poshtë", tha Bardhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat