Futbollisti i Motherwell, Bevis Mugabi e ka thyer rekordin e Ronaldos për kërcim së larti, duke e shënuar golin e fitores ndaj Ross Countyt të mërkurën.
Motherwell ka shkruar në Twitter duke thënë se tashmë është zyrtare se Mugabi ka kërcyer më lart se Ronaldo në golin e shënuar.
Ai kërceu 262cm, gjashtë më shumë se Ronaldo.
Mugabi është futbollist nga Uganda, ndërsa para Motherwell ka luajtur edhe për Yeovil Town.