Turpi i Serbisë, këta janë tifozët e lidhur me kriminelët, rrethohen stadiumet

Futboll

Turpi i Serbisë, këta janë tifozët e lidhur me kriminelët, rrethohen stadiumet

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Turpi i Serbisë, këta janë tifozët e lidhur me kriminelët... 

“Delija” e Cërvena Zvezdës dhe “Grobari” të Partizanit të Beogradit, tifozët më famëkeq në Evropë, janë arrestuar disa për vepra kriminale. Sipas mediave serbe, janë arrestuar 16 tifozë dhe në anën tjetër ende janë të bllokuar stadiumi i Zvezdës dhe i Partizanit.  Po kontrollohen lokalet e tyre!

“Gjatë mbrëmjes, 16 persona u arrestuan nën dyshimin e komplotit për vepra kriminale të rënda, përfshirë Velja Nevolja dhe Marko Miljkoviq

Stadiumi i Partizanit të Beogradit ka qenë gjithashtu nën rrethimin e policisë që prej natës së kaluar dhe bllokimi vazhdon ende për shkak të veprimit të policisë, domethënë Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA) dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Për shkak të kësaj, stadiumi në Humska, si dhe stadiumi "Rajko Mitiq", janë të bllokuar tërësisht, ata janë duke kontrolluar lokalet që u përkasin tifozëve të Partizanit në tribunën jugore të stadiumit.

Në aksionin që filloi mbrëmë, 16 persona u arrestuan, duke përfshirë udhëheqësin e “Grobarit” Veljko Belivuk.

Velja Nevolja e Marko Miljkoviq, të gjithë u arrestuan sepse dyshohet se ishin të lidhur me krime të rënda, duke përfshirë rrëmbime dhe vrasje”, shkruan mes të tjera “espreso.co.rs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat