“Liverpool luajtën sikur lojtarët mos ta njihnin njëri-tjetrin kundër Brightonit”

Futboll

“Liverpool luajtën sikur lojtarët mos ta njihnin njëri-tjetrin kundër Brightonit”

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Legjenda e Reds është i zhgënjyer me humbjen e klubit të tij të vjetër në Anfield pas fitoreve impresive kundër Tottenham dhe West Ham

Liverpool luajtën “sikur mos ta njihnin njëri-tjetrin” kundër Brighton, sipas Mark Lawerson, i cili thotë se Jurgen Klupp duhet të rimendoj më shumë pas kësaj humbje të “pazakonshme”.

“Herën e fundit kur Brighton fitoi në Anfield unë luaja për Liverpoolin kundër tyre! Mendoja se dy rezultatet e fundit të Liverpool, fitorja kundër Tottenham ku ata luajtën shumë mirë dhe pastaj fitorja kundër West Ham me bënë të mendoj se ata janë kthyer”, tha legjenda e Liverpool për talkSPORT.

“U dukë që ata do të kthehen, dukeshin më të sigurt. Por, mbrëmë ishte vërtetë e çuditshme. Ata luanin sikurse nuk e njihnin njëri-tjetrin, ta them sinqerisht, më vështirësi krijonin shanse për gol e cila gjë është e pazakonshme për ta”.

“Rezultati i mbrëmshëm ishte një befasi e madhe. Ne e njohim Brightonin që di të jetë i vështirë për shkak se kanë vrapime të mira, por ishte rezultat shumë i çuditshëm”.

“Ktheheni pak në kohë dhe shikoni golat që ata shënuan kundër West Hamit në pjesën e dytë, ishin gola të skuadrës dhe pastaj vjen kjo paraqitje mbrëmë – kjo duhet ta çmend Kloppin”.

“Ky rezultat ishte më i keqi për të. E kuptoj pse humbëm kundër Burnleyt për shkak se po kalonim në një formë të keqe, por të fitosh dy ndeshje të vështira jashtë kundër Tottenhamit dhe West Hamit pastaj të humbësh në shtëpi kundër Brightonit. Është e çuditshme, shumë, shumë e çuditshme”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat