​Arteta pas humbjes nga Aston Villa: Skuadra ime ishte superiore

Futboll

​Arteta pas humbjes nga Aston Villa: Skuadra ime ishte superiore

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Mikel Arteta

Mikel Arteta pretendoi se skuadra e tij ishte skuadra më e mirë në fushë pasi ata humbën me rezultat 1-0 nga Aston Villa të shtunën pasdite.

Ollie Watkins shënoi pas vetëm dy minutash dhe Arsenali nuk ishte në gjendje të reagonte për të barazuar rezultatin.

Kjo humbje e la Arsenalin në vendin e 10-të, por ata mund të bien edhe më poshtë pasi të luhen ndeshjet e tjera të fundjavës.

Pavarësisht rezultatit, Arteta pas ndeshjes deklaroi se skuadra e tij ishte superiore.

"Unë jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që humba dhe mënyrën se si e humbëm ndeshjen. Ne ishim ekipi më i mirë. Ne kontrollonim çdo departament por ua dorëzuam atyre topin. Ne u dhamë atyre edhe tre shanse të mëdha. Pastaj kur duhej të shënonim golin, nuk gjetëm pasimin e duhur ose goditjen e duhur.”, tha Arteta për “BBC Sport”

"Ata ishin më të mirë në zonë dhe kështu fituan lojën. Ne krijuam mjaft mundësi. por nuk shënuam, nuk mund ta fitojmë ndeshjen kështu.

"Ne thjesht u dhamë atyre topin, në një moment që ju bëni një gabim, ata ju dënojnë.

"Ju nuk mund të fitoni ndeshje futbolli nëse çdo javë bëni diçka të tillë. Katër ose pesë herë kemi luajtur me 10 lojtarë. Kundër Wolves, ne meritonim të fitonim të dy ndeshjet deri tani, por i humbëm të dyja.”, tha në fund Arteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat