Batatina tregon si e eliminoi Ballkanin dhe ka një mesazh

Futboll

Batatina tregon si e eliminoi Ballkanin dhe ka një mesazh

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Batatina tregon si e eliminoi Ballkanin dhe ka një mesazh

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina insistoi se ekipi i tij është dashur ti jap fund çështjes së fituesit gjatë kohës së rregullt dhe jo të shkonte në penallti.

Llapi pas penalltive eliminoi Ballkanin në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola. Pas penalltive, Llapi u kualifikua në çerekfinale me rezultatin 4:3.

“E kemi vlerësuar lart Ballkanin për shkak se kishim përballë ekipin më të fortë në kampionat. E kemi pasur parasysh se do të jetë një ndeshje e vështirë por lojtarët i kryen me përgjegjësi detyruat dhe kalimi tutje është merita më e madhe e tyre.

Ne patëm mungesa por ia dolëm të kualifikohemi pasi nuk u dorëzuam për asnjë moment”, tha Batatina, i cili në këtë ndeshje ishte pa Bujar Idrizin e Ahmed Januzin.

“Fati nuk ishte në anën tonë sepse nuk është dashur të shkonim në penallti por golin gjatë ndeshjes na e mohoi tri herë shtylla. Do të punojnë shumë për ndeshjet e radhës pasi asnjëherë nuk do të jetë e lehtë. Pas kësaj paraqitje, besoj se edhe në kampionat do të jemi ekip që do të marrim maksimumin”, ka deklaruar Batatina..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat