Hysaj drejt transferimit te gjiganti francez

Futboll

Hysaj drejt transferimit te gjiganti francez

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:35
Hysaj drejt transferimit te gjiganti francez

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk do ta vazhdoj atë.

Kësisoj Hysaj do të largohet nga napolitanët si futbollist i lirë në fund të edicionit dhe ka shumë skuadra pas tij.

Gjiganti francez, Olympique Marseille po insiston për transferimin e shqiptarit dhe thuhet se ka nisur diskutimet me agjentin e tij Mario Giuffredi.

Megjithatë Marseille nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me shqiptarin, për të cilin gara është e madhe.

Klubi francez po insiston për afrimin e shqiptarit, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat