Krasniqi me Prishtinën paralajmërojnë Drenicën

Futboll

Krasniqi me Prishtinën paralajmërojnë Drenicën

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Krasniqi me Prishtinën paralajmërojnë Drenicën

Te skuadra e Prishtinës besojnë se do të vazhdojnë me fitore edhe në kampionat.

Skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Drenicën, ekip që gjatë afatit kalimtar të janarit ka bërë 12 transferime.

Prishtina është e treta në tabelë me 32 pikë të mbledhura derisa Drenica zë vendin e parafundit me vetëm 19 pikë nga 18 ndeshje të luajtura në vjeshtë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Prishtina, Besnik Krasniqi beson në fitoren e ekipit të tij. Ai thotë se pas fitores në Superkupë dhe Kupë, rendin e ka triumfi në kampionat, ndonëse pranon se Drenica mbetet një kundërshtare e papërshtatshme.

Prishtina edhe në këtë ndeshje do të jetë pa sulmuesin kryesor, nigerianin Otto John, që po vazhdon të stërvitet në vendlindje për shkak se ende nuk i është vazhduar pasaporta për t’u kthyer në Kosovë.

“Vijmë pas një serie shumë të mirë të rezultateve këtë vit dhe mendoj se do ta marrim fitoren kundër Drenicës për të paralajmëruar një start të fuqishëm. Kemi punuar shumë dhe besoj se jemi gati edhe për kampionat. Ndeshjet me Drenicën kanë qenë gjithmonë të vështira, por ne jemi të motivuar të japim gjithçka nga vetja për të marrë tri pikët dhe ta nisim stinorin pranveror në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk do të jetë aspak lehtë, por kam besim tek ekipi”, ka insistuar Krasniqi.

Edhe ndeshja mes Prishtinës e Drenicës nis në orën 13:00 sikurse ajo në Brestovik të Pejës ndërmjet Besës e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat