Leeds po kalon një moment shumë të mirë në Premier League

Futboll

Leeds po kalon një moment shumë të mirë në Premier League

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:32
Marcelo Bielsa

Leeds po kalon një moment shumë të mirë në Premier League nën drejtimin e Marcelo Bielsa-s.

Trajneri argjentinas është transferuar t e klubi anglez pas shkarkimit nga Lille pas vetëm 13 ndeshjes.

Një shkarkim i konsideruar i padrejtë nga ana e trajnerit argjentinas, i cili e ka hedhur në gjyq klubin francez për “shkelje abuzive të kontratës” dhe kërkonnjë dëmshpërblim prej 19 milionë eurosh, siç ka bërë të ditur AS.

Në 2018-ën, gjykata e Lille i ka dhënë të drejtë klubit francez dhe duke dënuar Bielsa-n q ëtë paguajë 300 mijë euro. Pavarësisht nga kjo, trajneri ka vazhduar betejën ligjore dhe duket se tani mund të përmbyset situata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat