​Arsenal synon t’i rikthehet fitores kundër skuadrës së Marcelo Bielsas

Futboll

​Arsenal synon t’i rikthehet fitores kundër skuadrës së Marcelo Bielsas

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 10:41
Granit Xhaka

Skuadra londineze Arsenal pret në shtëpi Leeds United, për herë të parë në Premier Ligë që nga viti 2004, ku të dy skuadrat i ndajnë vetëm një pikë dhe një pozitë në tabelë.

Vizitorët udhëtojnë drejt stadiumit “Emirates”, ku qëndrojnë në pozitën e 10-të, me një ndeshje më pak se Arsenali, që pësoi humbje xhiron e kaluar kundër Aston Villas.

Ndeshja e fundit që Arsenal ka pritur Leeds në shtëpi në kuadër të Premier Ligës, atë kohë ishin pranë titullit “Invincibles”, ose ndryshe drejt titullit pa asnjë humbje, dhe rezultati ishte 5:0, me katër golat e Thierry Henrys dhe një të Robert Pires.

Këtë sezon, pas 23 ndeshjeve, Arsenal gjendet në pozitën e 11-të, me nëntë fitore, katër barazime dhe 10-të humbje, duke arkëtuar 31 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Leeds United pas 22 xhirosh, ka arritur të regjistroj 10-të fitore, dy barazime dhe 10-të humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 10-të, me gjithsej 32 pikë.

Të dy trajnerët, Arteta dhe Bielsa do të hynë në këtë ndeshje me qëllim për të siguruar tre pikë, ku do të zgjedhin lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Holding, Luiz, Cedric; Ceballos, Xhaka; Saka, Smith Rowe, Aubameyang; Lacazette

Leeds United (4-1-4-1): Meslier; Ayling, Struijk, Cooper, Alioski; Shackleton; Raphinha, Dallas, Klich, Harrison; Bamford

17:00 Arsenal (11) – Leeds United (10) (Stadiumi Emirates)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat