Juventusi i bashkohet garës me skuadrat e mëdha, tenton transferimin e Neuhaus

Futboll

Juventusi i bashkohet garës me skuadrat e mëdha, tenton transferimin e Neuhaus

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Florian Neuhaus

Florian Neuhaus është njëri nga zbulimet e sezonit në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori i talentuar gjerman është duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme me Borussia Moenchegladbach.

Falë paraqitjeve spektakolare, Neuhaus është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha në Gjermani dhe në tërë Evropën.

Ekipi i fundit që është futur në garë për gjermanin është kampioni në fuqi i Serie A, Juventusi.

Sipas asaj që ka raportuar media italian Tuttosport, Zonja e Vjetër po e ndjek prej kohësh mesfushorin gjerman.

Bardhezinjtë janë të bindur për ta transferuar lojtarin në Torino dhe për këtë po bëjnë gati një ofertë prej 40 milionëeurove.

Gjithsesi afrimi i lojtarit nuk është aspak i lehtë, duke marrë parasysh konkurrencën e fortë me skuadrat tjera të mëdha për të nënshkruar me të.

Bayern Munich, Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool, Manchester City dhe Tottenham Hotspur janë ekipet tjera të mëdha që duan shërbimet e Neuhaus.

23-vjeçari ka zhvilluar 29 ndeshje zyrtare me Gladbachun këtë sezon, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat