Fetah Gashi: Kur policia serbe e ndërpreu ndeshjen, ja kush e ka pësuar më së keqi 

Futboll

Fetah Gashi: Kur policia serbe e ndërpreu ndeshjen, ja kush e ka pësuar më së keqi 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Fetah Gashi: Kur policia serbe e ndërpreu ndeshjen, ja kush e ka pësuar më së keqi 

Nuk harrohet kurrë viti 1994, kur në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, policia e pushtuesit serb, e ndërpreu ndeshjen mes Ulpianës së Lipjanit dhe Dritës nga Gjilani në kuadër të Republikës së Kosovës, ndërsa futbollistët u rrahën. 

Fetah Gashi i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai ka qenë prej futbollistëve më të mirë të asaj kohe në Ulpianë dhe i kujtohet si sot dhuna e agresorit serb. Gashi kujton momentet e trishtimit të asaj kohe, që sportistët dhanë gjithçka për të mbijetuar sporti në përgjithësi.     

“Në vitin 1994, si sot më kujtohet kur në Dobrajë të Madhe, ishim duke luajtur kundër Dritës dhe aty erdhën policia serbe, e ndërprenë ndeshjen. Lere që e ndërprenë por na kanë rrahur, më së keqi e ka përjetuar Shyqeri Salihu”, tregon ish mesfushori Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ai është krenar, që së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë regjimit serb dhe mbijetoi sporti në përgjithësi.

Ndihet i lumtur që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe nuk u ndalën për asnjë moment, ndërsa sot i bëhet zemra mal që të rinjtë dhe të rejat garojnë në garat zyrtare evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat