Dygolësh i Manajt te Barcelona B, tifozët i bëjnë sinjal Koemanit

Futboll

Dygolësh i Manajt te Barcelona B, tifozët i bëjnë sinjal Koemanit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:15
Rey Manaj

Rey Manaj ka qenë futbollisti kryesor i Barcelona B në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim te AE Prat.

Ekipi i dytë i katalunasve që bën gara në Segunda B: Grupi III – Grupi A, ishte dy herë në avantazh, por vendasit në të dyja rastet barazuan.

Në gjysmën e parë nuk pati gola, ndërsa në pjesën e dytë, Manaj fillimisht e zhbllokoi rezultatin me një gol nga penalltia (50’).

Reagimi i vendasve ishte i shpejtë dhe John Neeskens e barzoi rezultatin pas nëntë minutash (59’).

Ishte sërish sulmuesi shqiptar që riktheu epërsinë e mysafirëve me një gol të shënuar në minutën e 81-të. Por, vendasit barazuar përsëri pa përfunduar ndeshja dhe sfida përfundoi pa fitues (2-2).

Tifozët në rrjetet sociale i kanë dhënë sinjal trajnerit të ekipit të parë të Barcelonës, Ronald Koeman, që ta përfshijë Manajn në ekipin e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat