Drejtori sportiv i Napolit për Rrahmanin: Nuk diskutohet

Futboll

Drejtori sportiv i Napolit për Rrahmanin: Nuk diskutohet

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Drejtori sportiv i Napolit për Rrahmanin: Nuk diskutohet

Napoli është mposhtur me rezultat të pastër 2:0 në takimin e parë të 1/16 në Ligën e Evropës nga Granada.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka folur pas këtij takimi rreth të ardhmes së trajnerit, Gennaro Gattuso dhe mbrojtësve të Napolit.

Giuntoli ka thënë se nuk diskutohet kualiteti i Amir Rrahmanit së bashku me Maksimoviqin.

“Luajnë të dy në mbrojtje por kanë pasur pak ndeshje ku kanë luajtur bashkë. Çdo ndeshje ju shërben të përmirësohen, kualiteti nuk diskutohet dhe janë duke e vënë në fushë në dispozicion të skuadrës”, ka thënë Giuntoli.

Ndryshe, Amir Rrahmani nuk pati përformancë të mirë në këtë takim dhe sajti “Whoscored.com” e kishte vlerësuar me notën më të ulët në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat