Klopp: Evertoni me Ancelottin janë tani një nivel me ne, e tregon renditja

Futboll

Klopp: Evertoni me Ancelottin janë tani një nivel me ne, e tregon renditja

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:38
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Evertonin.

Gjermani ka folur fjalë të mirë për trajnerin kundërshtar Carlo Ancelottin, ndërsa kërkon të kthehet te fitorja pas tri humbjeve radhazi në Ligën Premier.

“Gjatë viteve Evertoni kanë pasur skuadra të mira, por sot ata kanë një trajner, Carlo Ancelottin, i cili përmirëson çdo skuadër në botë”.

“Ndoshta në këtë moment ka pa ndryshimin midis nesh, sipas renditjes është e tregon të vërtetën. Ne nuk kemi qenë aq afër për një kohë të gjatë, vlerat tona ndoshta janë të njëjtat tani”.

“Ne duam t’i shpengojmë këto tri humbje dhe të përsërisim veten si në Ligën e Kampionëve”.

“Ne e dimë që kemi përballë një Everton të motivuar dhe nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat