Del Bosque për Fenomenin: Ai ishte një bishë. Po të mos ishte dëmtuar

Futboll

Del Bosque për Fenomenin: Ai ishte një bishë. Po të mos ishte dëmtuar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:06
Vicente del Bosque

Ish-trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka dhënë një intervistë interesante për Marca. Trajneri  ka folur për Ronaldo-n, Fenomenin, me të cilin ka punuar te Real Madrid.

“E donin të gjithë në klub. Njëkohësisht, ishte i adhuruar edhe nga persona jashtë klubit dhe jashtë futbollit”, ka thënë Del Bosque.

“Ishte një person shumë i sjellshëm dhe nuk duronte dot t’i shihte njerëzit të trishtuar. Ishte një figurë që pëlqehej shumë brenda skuadrës”.

Nga aftësitë njerëzore tek ato të fushës: Ronaldo ishte një lider, në nivel personi, por edhe për sa i takon aftësive teknike. Jam i sigurt se do të kishte akoma më i mirë nga sa ishte pa ato dëmtime”.

“Ka pësuar dy dëmtime serioze, por pavarësisht kësaj, ai ishte një bishë. Një lojtar fenomenal”, ka përfunduar Del Bosque.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat