Capello: Lazio pagoi rastet që nuk i shfrytëzoi në fillim

Futboll

Capello: Lazio pagoi rastet që nuk i shfrytëzoi në fillim

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:04
Capello: Lazio pagoi rastet që nuk i shfrytëzoi në fillim

Pas ndeshjes Lazio-Bayern Munich 1>4, Fabio Capello analizoi humbjen e thellë të kryeqytetasve në Ligën e Kampionëve: “Lazio pagoi rastet që nuk i shfrytëzoi në fillim.

Le të mos flasim në lidhje me gabimet mbrojtëse; ne e dimë cilësinë dhe vendosmërinë e gjermanëve. Më bëri përshtypje fakti që kur “shtypej” mbrojtjja bardhekaltër, ia jepnin topin portierit Reina dhe ai, zakonisht shumë i mirë për të luajtur me këmbë, kurrë nuk tregoi qetësi.

Presioni i Bayernit është mirë të shihet, por mbase ndonjëherë ishte më mirë të hidhej topi i gjatë. Nga të gjitha ndeshjet e Bayernit që kam parë, asnjë skuadër nuk ka pasur kaq vështirësi sa Lazio. A është krejt futbolli italian në vështirësi, kur përballet në Champions? Kjo lojë më ban ta mendoj”.

Gjatë intervistës, trajneri Simone Inzaghi përmendi penalltinë e munguar ndaj Lazios dhe më pas shtoi: “Tre nga katër golat i kemi shënua vetë”. 

Capello më pas kërkoi të flasë, për t’i thënë trajnerit bardhekaltër: “Ju duhet të jeni objektiv, Reina ka shmangur tre gola të tjerë. Nuk mund të thuhet se Bayerni nuk e ka merituar një fitore kaq të madhe”. Pastaj erdhi sqarimi midis të dyve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat