Një legjendë që nuk heq dorë nga futbolli

Futboll

Një legjendë që nuk heq dorë nga futbolli

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Një legjendë që nuk heq dorë nga futbolli

Xhanluigji Bufon duket se ka gjetur formulën për rininë e përjetshme. Pavarësisht se vitet kalojnë, legjenda italiane e futbollit nuk njeh plakje, duke vazhduar të fluturojë mes shtyllave.

Portieri italian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli, teksa “Calciomercato.com” raporton se është gjetur akordi me Juventusin për rinovimin e kontratës.

Mosha 43-vjeçare nuk e pengon aspak për të ndërmarrë një vendim të tillë, duke qenë se Bufon është një nga liderët kryesorë të bardhezinjve.

Gardiani italian ka autoritetin e duhur në dhomat e zhveshjes dhe në fushën e lojës, cilësi kjo që drejtuesit e Juventusit duan ta kenë në kampin e tyre edhe për të paktën një tjetër vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat