“Më në fund në një skuadër” – Pogba me mesazh për Jadon Sanchon

Futboll

“Më në fund në një skuadër” – Pogba me mesazh për Jadon Sanchon

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:16
Paul Pogba

Paul Pogba ka gëzuar tifozët e Manchester United në postimin e tij të fundit të bërë në rrjetet sociale.

Mesfushori francez mori pjesë në një reklamë, aty ku ishte edhe Jadon Sancho, derisa mbishkrimi në video është paksa me dy kuptime.

Manchester United po e kërkon transferimin e anësori anglez që një kohë dhe Pogba sërish është në rolin e agjentit.

“Më në fund në një skuadër”, ka shkruar francezi në videon ku është edhe Sancho.

Natyrisht se komentet nga tifozët e United nuk kanë munguar që ta ftojë atë edhe në Old Trafford.

Kujtojmë se ishte pikërisht Pogba që e kishte bindur Romelu Lukakun që të kalonte te Djajtë e Kuq në pushimet e verës nga Evertoni dhe një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me Sanchon nga Borussia Dortmundi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat