Ballkani i rikthehet fitoreve, rikthehet në krye! Jashanica në formë

Futboll

Ballkani i rikthehet fitoreve, rikthehet në krye! Jashanica në formë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:51
Bajram Jashanica

Klubi i futbollit Ballkani nga Theranda më në fund i rikthehet fitoreve dhe rikthehet përkohësisht edhe në krye të tabelës. 
Ballkani shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj.

Therandasit ndalen tre pikë në vatër të tyre dhe janë shumë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit.

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë përkatësisht në minutën e  40-të, Arbër Hoxha realizoi për 1:0 dhe në pjesën e dytë, në minutën e 47-të, lojtari me përvojë, Bajram Jashanica, thelloi epërsinë (2:0). Në minutën e 86-të, Drenica ngushtoi humbjen përmes futbollistit Dardan Rogova. 

Ballkani kryeson me 48 pikë pas 23 jave të luajtur në elitën e futbollit të Kosovës, po ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Drita dhe Drenica është në vend të nëntë me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat