Theo Hernandez në radarët e kombëtares franceze

Futboll

Theo Hernandez në radarët e kombëtares franceze

Më: 7 mars 2021 Në ora: 06:46
Theo Hernandez

Përveç adresimit të së ardhmes së Mbappe, trajneri i Francës foli edhe për anësorin e Milanit, Theo Hernandez, i cili në mënyrë të pabesueshme po lufton për hapësirë ​​në ekipin kombëtar të “gjelave”

. “Unë po i ndjek të gjithë, – tha Deschamps, duke iu referuar edhe Koundé të Sevilla, – por nuk jam këtu për të bërë surpriza.

Gjëja e rëndësishme është t’i krahasojmë ato me grupin që kemi në dispozicion.

Ne nuk duhet të harrojmë lojtarët e tjerë. Lista ime e 18 marsit, megjithatë, sigurisht nuk do të jetë e njëjtë me atë të muajit maj. Sepse, për fat të keq ka shumë të panjohura për t’u marrë në konsideratë këtë sezon, prej pandemisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat