Memelli: Fitorja ndaj Partizanit na bën mirë psikologjikisht

Futboll

Memelli: Fitorja ndaj Partizanit na bën mirë psikologjikisht

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:58
Memelli: Fitorja ndaj Partizanit na bën mirë psikologjikisht

Fitorja me Partizanin, sigurisht që ka ekzaltuar trajnerin e Skënderbeut, Migen Memelli. {as ndeshjes në “gol pas goli” në “Supersport”, ai është shprehur, se skuadra e tij do të jap më të mirën deri në fund sepse ka lojë dhe shumë shanse, madje ka kualitete dhe ka merituar më shumë:

“Në start nuk niseshim paralelisht se Partizani ishte superfavorit. Por e dinim si duhej vendosur në fushë, kishim qartësi dhe duke kaluar minutat, fitonim besim për në raport në të gjitha statistikat kemi qenë ne më lart përveç topit. Skuadra ka pasur pesimizëm, dje kam bërë një mbledhje një orë me ekipin, si të sillemi, si duhet të bëjmë, sa ndeshje ka. Por intensiteti nuk ka qënë i duhuri në ndeshjet e mëparshme. Sot ka qenë gjithçka me perfeksion dhe e them me bindje se kam lojtarë me kualitet të lartë e jashtëzakonshëm”.

“Kjo është pikënisje se në aspektin psikologjik e moral është tripikësh që vjen jo ndaj një rivali, por ndaj një ekipi të madh si Partizani. Ne nuk vodhëm asgjë sot, edhe pse u përballëm. U them lojtave që do të shihni raportin e lojtarëve tanë dhe Partizanit. Kemi lojtarë kualitativë, por nuk do i përmend, se mua më pëlqen loja në grup”.

“Duhet të mernim pikët ku duhej të mernim. Kishim një skuadër si Bylisi, ku mund të mernim diçka. Humbëm me Kastriotin, por ishte ndeshje për t’u harruar. Por u thamë lojtarëve që mund të marrim pikë me skuadra si Partizani. Se është kampianat që skuadrat nuk kanë disnivel të lartë, mjafton të jesh i kudesshëm në mbrojtje e në sulm. Ajo që vlen është tripikëshi dhe ne morëm atë që kërkonim”.

“Partizani është një skuadër që ka një lojë të jashtëzakonshme, në krah dyfishuam e trefishuam harkimet dhe na rezultoi mirë. Lojtarët ishin rigorozë në gjërat që kërkonim”.

“Hakaj me Zguron për mua nuk kanë ansjë difercnë. Edhe Idrizaj me Meksin gjithashtu, në balancë lojarët janë të barabartë. Diku lëshojmë pak se Paritizani ka emra të jashtëzakonshëm në sulm, por u munduam t’i eliminojmë”.

“Kemi një shans të artë të vazhdojë në ndeshjen e radhës me Laçin. Nuk parashikoj dot të ardhmen. I takova të Paritizanit dhe u thashë çuna vazhdoni se ka kampionat akoma. Pikët janë në lojë, mund ta fitojnë apo ta humbin kampionatin. Por kjo ishte një ndeshje që duhet ta harrojnë, se ne ishim superiorë. Ka edhe ditë të këqija. Por ata mund ta fitojnë këtë kampionat”, – tha Migen Memelli pas ndeshjes me Partizanin në “Elbasan Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat