Ish- futbollisti i Arsenalit befason me profesionin

Futboll

Ish- futbollisti i Arsenalit befason me profesionin

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:39
Ish- futbollisti i Arsenalit befason me profesionin

Ish-anëtari i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner ka filluar të punojë si rregullues i orëve, pas pensionimit nga futbolli.

37-vjeçari u pensionua nga sporti më i ndjekur në botë në muajin gusht të vitit të kaluar, derisa ka filluar të bashkëpunojë me brendin zviceran të orave ‘Maurice de Mauriac’

Lichtsteiner bëri 108 paraqitje për përfaqësuesen e Zvicrës gjatë  karrierës së tij të pasur.

Ai kishte po ashtu një vit te Arsenali mes 2018 dhe 2019, duke realizuar një gol dhe ka bërë një asistim në 23 ndeshje.

Mbrojtësi kishte luajtur edhe për skuadra si Juventusi, Lazio, Lille, gjersa ishte edhe lider i Helvetikëve.

Por, tani karriera e tij ka marrë plotësisht një kaheje tjetër, pas pensionimit të futbollit, derisa në një intervistë për Reuters tha: “Dua të bëjë diçka më produktive”.

“Nëse je një ekonomist, ju mund ta bëni atë gjithë jetën, por nëse jeni futbollist, mund të luani në nivele të larta deri në moshën 30-vjeçare, duhet të gjeni më pas diçka tjetër”.

Orët që do t’i rregullojë Lichteiner dhe të ardhurat nga to, do të shkojnë që të gjitha për bamirësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat