Nga Drenica në Çeki, lojtari shqiptar vendos në rekord

Futboll

Nga Drenica në Çeki, lojtari shqiptar vendos në rekord

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:56
Nga Drenica në Çeki, lojtari shqiptar vendos në rekord

Lojtari i futsallit, Azem Brahimi, ka arritur një rekord personal në shtetin e Çekisë.

Në superligën e këtij shteti, 32 vjeçari nga Kosova ka regjistruar golin e 150-të në Superligën e Futsallit.

Këtë shifër të golave e ka arritur duke shënuar njërin nga shtatë golat e AC Sparta që mposhti ekipin e Rapidit.

Brahimi është kapiten i AC Sparta ku trajner është Arben Simitçiu që është edhe selektori i Kosovës në futsall.

Gjatë karrierës së tij, Azem Brahimi ka luajtur edhe për ekipin Benago si dhe për skuadrat kosovare FC Fenix dhe FC Prishtina.

Po ashtu ka fituar shumë tituj në klubet në Çeki, po ashtu edhe në Kosovë. Ndërkaq është reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë në futsall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat