Superliga e Kosovës sjell dy duele, Trepça 89’ – Ballkani ndeshja kryesore

Futboll

Superliga e Kosovës sjell dy duele, Trepça 89’ – Ballkani ndeshja kryesore

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll sjell dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 26-të.

Dueli i parë do të jetë ndërmjet, Llapit dhe Arbërisë,.

Llapi qëndron në pozitën e shtatë me 30 pikë, ndërsa Arbëria në pozitën e tetë me 27 pikë.

Arbëria po vuan me paraqitjet e fundit, ata kanë regjistruar dy humbje, dy barazime dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Dueli tjetër interesant do zhvillohet ndërmjet, Trepçës 89 dhe Ballkanit.

Ballkani ka rastin të shfrytëzojë gabimin e Dritës, e cila barazoi me Drenicën.

Ballkani me një fitore eventuale do barazonte pikët me Dritën, ndërsa Trepça 89 mban pozitën e pestë me 32 pikë, “Minatorët” së fundmi zyrtarizuan edhe dy transferime nga Afrika e Jugut.

Orari i ndeshjeve:

KF Llapi – Arbëria, ora 13:00

Trepça 89 – Ballkani, ora 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat