Atletico fiton me fat, Alaves dështojnë nga penalltia

Futboll

Atletico fiton me fat, Alaves dështojnë nga penalltia

Nga: K.G. Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:23
Atletico fiton me fat, Alaves dështojnë nga penalltia

Atletico Madridi shënoi fitore të vështirë me rezultat 1:0 kundër Alaves-it.

Djelmoshat e Diego Simeones ishin me fat, pasi që futbollisti i Alaves, Joselu, dështoi nga penalltia në minutën e 86-të.  

Uruguaiani Luis Suarez është trim i fitores së skuadrës nga Madridi, me golin që e realizoi në minutën e 54-të. 

Pas 28 jave në Kampionatin e Spanjës, Atletico udhëheq kreun me 66 pikë, ka gjashtë më shumë se Reali dhe shtatë se Barcelona, ndërsa Alaves është i 19-ti me 23 sosh.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat