Pas humbjes, Pirlo i zemëruar me ekipin: Jo gjithmonë duhet të marrësh një shuplakë!

Futboll

Pas humbjes, Pirlo i zemëruar me ekipin: Jo gjithmonë duhet të marrësh një shuplakë!

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:42
Pirlo

Juventusi mori një humbje shokuese përballë Beneventos, duke u mundur në shtëpinë e saj me rezultatin 0-1.

Pas ndeshjes foli trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, i cili u shpreh shumë i pakënaqur nga loja dhe kritikoi gabimet individuale të lojtarëve duke i cilësuar ato si gabime që të kushtojnë pikë.

“Këto janë gabime që nuk duhet të ndodhin, një pasim horizontal drejt zonës së penalltisë është gjithmonë i rrezikshëm. Ka shumë gabime individuale që të çojnë të humbasësh shumë pikë. Këto janë gjëra që duhet të përmirësohemi sepse duhet të jemi të përqendruar dhe të uritur që nga fillimi, në të kundërt rrezikojmë të bëjmë një përshtypje të keqe.

Ne duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli dhe të bëjmë punën tonë për të qëndruar atje, qëllimi ynë nuk ndryshon. Koka duhet të ndryshojë, ne veshim një fanellë të rëndësishme që duhet nderuar. Jo gjithmonë duhet të marrësh një shuplakë për të reaguar”, u shpreh Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat