Challandes, edhe një futbollist i rëndësishëm mungon ndaj Suedisë

Futboll

Challandes, edhe një futbollist i rëndësishëm mungon ndaj Suedisë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:51
Challandes, edhe një futbollist i rëndësishëm mungon ndaj Suedisë

Kosova e ka nisur në mënyrën fantastike vitin 2021. 

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” luajtën ndaj Lituanisë në një ndeshje miqësore.

Ndeshja u përmbyll me spektakël nga djelmoshat e Përfaqësueses, të cilët fituan 4:0.

Pas kësaj ndeshje, “Dardanët” do të përballen me Suedinë në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës 2022.

Përveç Amir Rrahmanit, në këtë ndeshje do të mungojë edhe mbrojtësi Ibrahim Dresheviq.

Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

“Vojvoda mund të vazhdojë të luajë si qendërmbrojtës, pasi na mungon Amir Rrahmani, poashtu Dresheviq i cili është i lënduar”, deklaroi Challande.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat