Luka Modriç arrin rekordin e madh të paraqitjeve me Kroacinë

Futboll

Luka Modriç arrin rekordin e madh të paraqitjeve me Kroacinë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:42
Luka Modriç arrin rekordin e madh të paraqitjeve me Kroacinë

Me paraqitjen e tij në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” kundër Sllovenisë të mërkurën, Luka Modriç shtoi një tjetër arritje historike në emrin e tij ndërsa u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e vendit të tij.

Kroacia u mposht gjatë të mërkurës mbrëma nga Sllovenia në udhëtim me rezultat minimal 1-0.

Megjithatë, edhe përkundër humbjes, Modric arriti një rekord të madh me kombëtaren e tij.

Ylli i Real Madridi u paraqit në ndeshjen e tij të 134-të për Kroacinë, duke e barazuar rekordin e legjendës, Darijo Srna.

Me Kroacinë të vendosur për dy ndeshje të tjera në gjashtë ditët e ardhshme, ka të ngjarë që rekordi mund të jetë vetëm i Modricit në të ardhmen e afërt.

Mesfushori fitoi ndeshjen e tij të parë me Kroacinë në mars të 2006 ndërsa bëri debutimin e tij kundër Argjentinës, ndërsa ka shënuar 16 gola për kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat