Portugalia - Serbia, formacionet zyrtare

Futboll

Portugalia - Serbia, formacionet zyrtare

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Kombëtarja e Portugalisë dhe Serbia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Portugezët janë mysafir të serbëve në takimin e dytë kualifikues në kuadër të Grupit A, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin ‘Rajko Mitic’ në Beograd.

Ekipi i Fernando Santos vjen nga një fitore minimale ndaj Azerbajxhanit dhe synon edhe fitoren e dytë në këtë grup.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Portugalia, nga minuta e parë luan ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe emra tjerë si Bernardo Silva dhe Bruno Fernandes.

Serbia: Dmitrovic; Milenkovic, S.Mitrovci, Pavlovic; Lazovic, Milinkovic-Savic, Gudelj, Kostic; Tadic; Vlahovic, A.Mitrovic;

Portugalia: Lopes; Cancelo, Dias, Fonte, Cedric; Bruno Fernandes, Oliveira, Danilo; Jota, Ronaldo, Bernardo Silva;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat