Kombëtarja rikthehet në fushë, ndryshime ne formacionin e Rejës

Futboll

Kombëtarja rikthehet në fushë, ndryshime ne formacionin e Rejës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 11:40
Kombëtarja rikthehet në fushë, ndryshime ne formacionin e Rejës

Pas disfatës me Anglinë, kombëtarja rikthehet në fushë për ndeshjen e radhës kualifikuese të Katar 2022.

Kuqezinjtë, në orën 20:45, do të luajnë në transfertë përballë një rivali modest si San Marino.

Tre pikët janë detyrim për të besuarit r trajnerit Edi Reja, trksa ky i fubdit pritet të bëjë edhe disa ndryshime në formacion. Strakosha mund të luaj nga fillimi, e po ashtu edhe Ajeti në qendër të mbrojtjes. Ndërkaq, në mesfushë hapësirë pritet të gjejë Kallaku, ndërsa në sulm, Rei Manaj.

Kujtojmë se San Marino në këto dy ndeshjet e para të grupit, ka pësuar dy humbje dhe tetë gola.

Pesë herë i shënoi Anglia dhe tre herë Hungaria, ndaj edhe kuqezinjtë pritet të bëjnë detyrën pa shumë sforco pasi diferencat janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat