Prestigjozja italiane shkruan për interesimet e shumta të Ardian Ismajlit

Futboll

Prestigjozja italiane shkruan për interesimet e shumta të Ardian Ismajlit

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:17
Prestigjozja italiane shkruan për interesimet e shumta të Ardian Ismajlit

Mbrojtja e Shqipërisë ka dy pika të forta si Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti me nivelin e dëshmuar edhe kundër Anglisë.

Futbollisti i Spezias tregoi se mund ta përballojë fare mirë nivelin e Serisë A duke markuar sulmues të nivelit Lukaku dhe Kristiano Ronaldo.

“Tuttomercatoëeb” e ka cilësuar Ismajlin si “njeriun e merkatos”, me interesimet që janë të shumta për të. Por a do t’i rezistojë Spezia këtyre ofertave, për ta mbajtur më gjatë mbrojtësin shqiptar dhe për të fituar më shumë prej tij?

E gjitha kjo mbetet të shihet, ndërsa në median italian thuhet se Ardian Ismajli ishte një prej më të mirë në fushën e lojës kundër Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat